• Home
  • KUZHINE
  • Si të përgatisni në blender brumin për makarona!
KUZHINE

Si të përgatisni në blender brumin për makarona!

Spread the love

Dëshironi t’i përgatisni vetë makaronat tuaja, por përzierja dhe rrahja me duar e brumit nuk ju motivon aspak. Asnjë problem. Nëse keni një procesor ushqimi apo blender ju mund të keni brumë makaronash gati në 2 minuta.

Lëvizja e shpejtë e teheve të blenderit i përzien vezët në miell më shpejt sesa gishtat tuaj do të mundnin dhe e punon brumin në të njëjtën kohë. Pas një kohe të shkurtër pushimi, brumi është gati të pritet në format që ju dëshironi apo të bëni ravioli.

Për të bërë 500 gramë makarona, mjaftueshëm për 4-6 pjata

Përbërësit:

2 kupa miell

½ luge çaji kripë

3 vezë të mëdha

Pajisjet

Kupa matëse dhe lugë

Blender

Përgatitja

Përzieni miellin dhe kripën në tasin e procesorit të ushqimit. Ndizeni disa herë që të përzihen mirë me njëri-tjetrin.

Thyejini vezët në majë të miellit dhe kalojini në procesor për 30-60 sekonda me kapak mbyllur.

Nëse është shumë i thatë shtoni ujë. Këtë do ta vëreni nëse masa e miellit është si e thërrmuar, shtojini ujë deri sa të merrni një masë homogjene dhe kompakte.

Nëse ngjit, shtoni miell. Nëse brumi ngjet sidomos në anët e blenderit, shtoni një lugë miell dhe kalojeni në blender përsëri.

Largojeni brumin nga blenderi dhe punojeni deri sa të marrë formën e një topi të vogël.

Hidhini pak miell topit të brumit dhe vendoseni në një tas të vogël. Mbulojeni me qese plastike dhe lëreni në temperaturë dhome për të paktën 30 minuta./tesheshi.com/

Related posts

Naan, bukë e shijshme indiane, të cilën të gjithë dëshirojnë ta provojnë?!

dritatv

Mushkëri pule me oriz

dritatv

Receta: Si të gatuani pite me preshë dhe kërpudha

dritatv

Leave a Comment