Si të pastroni ekranin e televizorit kur ai është me pluhur!

Shpesh njollat në ekranin e televizorit na e bëjnë ë bezdisshëm momentin kur jemi duke parë një film.

Epo, nuk keni rrugë tjetër, duhet ta fshini.

Por si? Kjo është mënyra ideale për një ekran të pastër.

Fikni televizorin: Përpara se të procedoni me pastrimin e tij, duhet ta fikni pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dalloni pluhurat ose shenjat e gishtërinjve që gjenden mbi të.
Krijoni një solucion larës në kushte shtëpie duke bashkuar 100 ml uthull molle me 500 ml ujë të vakët.
Aplikojeni në pjesën e butë të sfungjerit dhe fërkoni gjithë sipërfaqen e tij dhe kornizën e jashtme.

Më pas fshijeni atë me ndihmën e një leckë të thatë me mikrofibra.

Nëse vini re se në sipërfaqen e ekranit të televizorit ka tek-tuk ndonjë shenjë gërvishtjeje, mund ta pastroni me një tampon pambuku dhe vazelinë. Do të habiteni, por edhe do të na falënderoni kur të shihni rezultatin përfundimtar./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi