Si të mbroheni nga telefonatat dhe e-mail-et mashtruese

Mashtrimi me thirrjet telefonike me numrat me prefiks ndërkombëtar janë paditur nga 400 persona. Dëmi i krijuar është rreth 500 mijë lekë. Nga publikimi i rasteve të para, fluksi i thirrjeve ka rënë, por ende nuk është zbuluar origjina.

Altin Rrapaj, drejtor i Drejtorisë së të Drejtave të Përdoruesit, tregon: “Në të shumtën e rasteve, përdoruesit mund të kenë marrë thirrje të tilla, por nuk është se kanë bërë thirrje dalëse drejt këtyre numrave. Janë rreth 400 ankesa që u janë drejtuar operatorëve dhe nga një operator telefonik na është dhënë edhe vlera financiare që është rreth 500 mijë lekë, e cila është tarifuar. Por njëkohësisht, operatori ka marrë masa dhe ka rimbursuar këtë shumë pasi ka vërtetuar që këta janë numra mashtrues”.

Një mashtrim tjetër edhe më i rrezikshëm, ku përdoret e njëjta skemë me thirrjet telefonike, është dërgesa e-maileve nga të huaj të panjohur, ku kërkojnë ndihmë në të ardhura apo ju çojnë artikuj të ndryshëm.

“Thjesht ai gjeneron në mënyrë automatike me softëare, ku mund të ketë adresa dhe dërgon e-maile. Shpesh ka sisteme mbrojtëse, këshillohet që të çohet te Spam dhe nuk të vijnë më nga kjo adresë. Megjithatë ato të vijnë nga një adresë tjetër, gjeneron si puna e këtyre thirrjeve. Po i hape të instalojnë virus në kompjuter. Ato dëmtojnë, mund të marrin të dhënat personale, sidomos nëse ke bërë pagesa në internet”, sqaron Rrapaj.

Për të evituar çdo skemë mashtrimi, AKEP rekomandon të mos kuriozoheni nga numra apo e-maile të pazakontë. Në rastin e parë, mos ju përgjigjni dhe ktheni telefonatën, në të dytën mos klikoni linket në e-maile. Kështu, dashamirësit e teknologjisë do të jenë të mbrojtur./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi