• Home
  • KUZHINE
  • Si të bëni një “vezë në këmishë”!
KUZHINE

Si të bëni një “vezë në këmishë”!

Spread the love

“Veza në këmishë” nuk kërkon përdorimin e yndyrës, është shumë e shijshme dhe mund ta shijoni më vete ose me një sallatë a sanduiç.

Nëse do të gatuani një vezë të zier pa lëvozhgë (vezë në këmishë), ajo duhet të qëndrojë ë plotë, e butë dhe me të bardhën e saj të ngrirë, por jo të pjekur. Sekreti qëndron në vorbullën e krijuar dhe shtimin e uthullës që ndihmon ngrirjen e albuminës.

Tani, ju ngelet vetëm të zgjidhni një vezë të freskët.

Mënyra tradicionale për të gatuar një vezë të zier pa lëvozhgë

Vendosni në zjarr të lartë një tenxhere me ujë të ftohtë.

Ndërkohë, thyeni një vezë në një pjatë, duke qenë të kujdesshëm për të mos prishur të verdhën e saj, përndryshe do ta keni të pamundur të gatuani vezën e zier pa lëvozhgë. Ju gjithashtu mund ta thyeni atë direkt në ujë për të shmangur prishjen në pjatë.

Kur uji të ketë valuar, ulni zjarrin dhe i shtoni një majë kripë dhe një lugë gjelle uthull të bardhë.

Me një lugë filloni ta përzieni në drejtim të akrepave të orës derisa të krijoni një vorbull të shpejtë dhe në këtë pikë, ndërsa uji rrotullohet futni vezën dhe vazhdoni të përzieni për 3-5 minuta.

Gjatë kësaj kohe albumina e vezës bëhet e bardhë dhe ka filluar të forcohet mjaftueshëm.

Me ndihmën e një luge të madhe, hiqni vezën butësisht nga shkuma dhe shpëlajeni me ujë të freskët./tesheshi.com/

Related posts

Ja çfarë do gatuajmë sot

dritatv

Ushqimet që ju ndihmojnë të qëndroni ngrohtë në dimër

dritatv

“Vezë në avull” – shije të këtillë nuk keni provuar asnjëherë

dritatv

Leave a Comment