Si ta dalloni aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash.

Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia.

Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë.

Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin.

Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Anemia E Shkaktuar Nga Mungesa E Hekurit
Gratë
Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual.

Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit.

Të Moshuarit
Me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie.

Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu.

Njerëzit Që Marrin Medikamente
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, përdorimi i medikamenteve të ndryshme shteron sasitë e hekurit në organizëm.

Ilaçet për hollimin e gjakut siç është aspirina, e të tjera si këto kanë efekt negativ sa i përket sasive të hekurit.

Njerëzit Që Vuajnë Nga Sëmundjet Kronike
Sëmundjet që shkaktojnë humbje të gjakut siç janë ulçera apo tumori i zorrës së trashë, janë shpesh shkaqe të fshehura të mungesës së hekurit.

Diagnostikimi i Anemisë
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.

Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.

Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si Trajtohet Mungesa E Hekurit Në Organizëm
Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime Të Mira Ushqimore Të Hekurit
Burime të mira ushqimore të hekurit janë:

Spinaqi,

Agrumet,

Boronicat,

Gocat e detit,

Gjalpi i kikirikut,

Farat e kungullit,

Fasulet dhe thjerëzat,

Frutat e thata.

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.

AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj/

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

A jeni gati për emojit e reja të APple?

Apple dëshiron që emojit e saj të jetë më përfshirës. Gjiganti teknologjik ka propozuar shtimin e 13 emoji-ve të rinj që përfaqësojnë njerëzit me aftësi...

Ish-i përndjekuri politik grevë urie para pallatit të Kulturës në Kamëz, kërcënon të vetëdigjet me benzinë

Dy ristela dërrasë dhe disa batanije për shtroje mbi të cilat qëndron i shtrirë 60-vjeçari Petrit lipo....

Ngritja e pagës minimale ndikoi në rritjen e pagës mesatare në Maqedoni

Më shumë faktorë ndikojnë në rritjen e pagës mesatare në Maqedoni, por sidoqoftë ndikim të madh ka edhe ngritja e pagës minimale, vlerësoi ministrja...

Së fundi

Turqi – Numri i turistëve të ardhur në Antalya këtë vit arriti në mbi 6 milionë

Numri i turistëve të ardhur me linjat ajrore në kryeqytetin e turizmit Antalya të Turqisë në 6 muajt e fundit në krahasim me periudhën...

Kleri marshon kundër krimit: Kultura e Shkodrës, më e fortë sesa plumbat e drogës

Vetëm paqja dhe respekti ndaj njëri-tjetrit shpëton Shkodrën dhe Shqipërinë nga krimi. Për këtë, Kisha Katolike në Shkodër dhe Myftinia shprehën gatishmërinë e tyre...

Ahmeti pas certifikimit: Urime Lëvizjes, tani na pret punë edhe më e madhe

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet finale për disa nga komunat e Kosovës të cilat kanë qenë në procese të verifikimit të parregullsive gjatë...