Si pasojë e përmbysjes së barkës në liqenin e Vanit humbin jetën 7 persona

Si pasojë e përmbysjes në liqenin e Vanit të barkës që transportonte emigrantë të parregullt në nënprefekturën Adilxhevaz (Adilcevaz) të Bitlisit kanë humbur 7 ndërsa arritën të shpëtohen 64 emigrantë.

Në deklaratën e bërë nga Prefektura thuhet se barka që transportonte emigrantët e parregullt nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani u përmbys rreth orës 02.30-03.00 një zonë në brigjet e liqenit të Vanit deri sa ishte duke iu afruar bregut.

Mësohet se në këtë aksident kanë humbur jetën 7 ndërsa u shpëtuan 64 emigrantë, të cilët u dërguan në spitalet në Adilxhevaz, Ahlat dhe Tatvan për kontrolle mjekësore dhe për proceduarat e tjera të nevojshme.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se ndërkohë që po vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit kanë filluar edhe hetimet gjyqësore dhe administrative në lidhje me rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi