Si ju ndihmojnë kokoshkat për të humbur peshë!

Besojeni apo jo, një filxhan kokoshka ka vetëm 30 kalori, pesë herë më pak se patatet e skuqura. Mbi të gjitha ato janë të pasura me fibra, duke sjellë kështu përfitime të mëdha për trupin tonë.

Përfitimet e ngrënies së kokoshkave rrjedhin kryesisht nga përmbajtja e saj me antioksidantë, vitamina B, mangan dhe magnez.

Nivelet e ulëta të kolesterolit

Një përfitim tjetër nga të ngrënit kokoshka është sepse për shkak të fibrave mund të hiqni kolesterolin e tepërt nga muret e enëve të gjakut dhe arterieve. Kjo gjë redukton nivelin e përgjithshëm të kolesterolit dhe zvogëlon shanset e sëmundjeve kardiovaskulare si ateroskleroza, sulmet në zemër dhe goditjet.

Ulja e sheqerit në gjak

Kur trupi ka një sasi të mjaftueshme fibrash, ai rregullon emetimin dhe menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe insulinës më mirë se njerëzit me nivele të ulëta të fibrave. Kokoshka është një rekomandim nëse vuani nga diabeti.

Parandalimi i kancerit

Kokoshkat përmbajnë sasi të mëdha të komponimeve polifenolike, një nga antioksidantët më të fuqishëm që mund të keni në trupin tuaj. Antioksidantët janë agjentë të fuqishëm mbrojtës që pastrojnë dhe eliminojnë radikalët e lira, nënproduktet e metabolizmit qelizor që janë të lidhur me një sërë sëmundjesh në trup, veçanërisht kancerin.

Kundër plakjes

Kokoshka ju mban të shëndetshëm dhe të lumtur deri në pleqëri falë antioksidantëve të fuqishëm që luftojnë efektet e radikalëve të lirë.

Humbje peshe

Një filxhan normal i kokoshkave përmban vetëm 30 kalori, që është rreth 5 herë më pak se sasia e njëjtë e patateve të skuqura. Përveç kësaj, përmbajtja e fibrave në kokoshka ju bën të ndiheni të plotësuar dhe pengon lirimin e hormonit të urisë./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi