Si i shpëtoi atentatit në Korçë 29-vjeçari dhe e shkuara e tij

Një atentat i dështuar me armë zjarri u shënua mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen nr.4 në qytetin e Korçës.

Ngjarja u shënua rreth orës 21.45, por fatmirësisht nga të shtënat me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit tip “Touareg” me targa AA915KP, nuk pati të lënduar, për shkak se mjeti ishte e parkuar.

Mësohet se në shënjestër të të shtënave ishte i zoti i mjetit, Mateo Aliko 29 vjeç. Ky i fundit rezulton një person me precedentë penalë, ndërkohë pak kohë kishte që kishte dalë nga burgu.

Ngjarja ndodhi teksa Aliko, bashkë me një person tjetër ndodheshin vetëm pak metra larg makinës, ndërsa ishin drejtuar drejt saj, në momentin që drejt tyre u hap zjarr.

Por me të dëgjuar të shtënat Aliko dhe miku u i tij, nxituan të vrapojnë dhe të largohen.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, pasi Aliko pak muaj kishte që kishte dalë nga burgu, për shkak se ishte dënuar me shtatë vite burg, për një grabitje me pasojë plagosjen në një pikë bixhozi, në aksin rrugor Dishnicë-Korçë, raporton gazeta “Shqip”.

Gjatë ngjarjes mbetën të plagosur tre persona, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij ishin Markel Busho dhe Gentian Kosta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi