“Shumica e premtimeve për rindërtimin e Gazës nuk janë mbajtur”

Kryeministri i Palestinës, Rami el-Hamdallah, tha se janë përmbushur vetëm 37 për qind e zotimeve të dhëna në konferencën për “Rindërtimin e Gazës”.

Hamdallah në një deklaratë për mediat në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, tha se janë përmbushur vetëm 37 për qind e premtimeve të dhëna nga shtetet donatore në konferencën e vitit 2014 për “Rindërtimin e Gazës” të mbajtur në Egjipt.

Hamdallah thotë se shuma e donacioneve të arritura deri më tani është 1 miliard e 884 dollarë. Ai bëri të ditur se nga 11 mijë shtëpi të rrënuara tërësisht për shkak të luftës në Gaza, 9 mijë e 471 janë rindërtuar, janë duke u rindërtuar ose të paktën janë përmbushur nevojat financiare për ndërtim. Në sulmet e vitit 2014 të Izraelit ndaj Gazës, të cilën e mban me vite të tëra nën rrethim, më shumë se 2 mijë palestinezë kishin rënë dëshmorë, kurse më shumë se 10 mijë ndërtesa ishin rrënuar ose dëmtuar.

Shtetet donatorë të cilët morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me temën “Rindërtimi i Gazës” të organizuar në muajin tetor të vitit 2014 në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, ishin zotuar për një ndihmë prej 5 miliardë dollarësh, gjysma e së cilës do të përdorej për rindërtimin e rajonit, kurse gjysma tjetër për ndihma humanitare. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi