Shumë e lehtë për Barçën, Kupa e Mbretit i shkon Messit

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit, pasi shkatërroi në finale 5-0 Seviljen e drejtuar nga Montella.

Ishte një ndeshje e luajtur vetëm në një drejtim ajo e luajtur në MDrid në stadiumin Wanda Merropolitana, me Barçën që shkoi te goli që në minutën e 14 me Luis Suarez. Dyfishimi erdhi në minutën e 31 nga Leo Measi, ndërsa pa u mbyllur endr pjesa e parë Luis Suarez e regjistroi emrin sërish te shënuesit.

Me fillimin e pjesës së dytë një magji nga Iniesta çoi shifrat në rezultatin 0-4. Një penallti e kthyer në gol nga Coutinho vendosi rezultarin final në favor të Barcelonës.

Barcelona ngre lart trofeun e parë të sezonit, ndërsa tanimë vetëm matematika e pengon për titullin kampion në Primera Division, e shkëputur nga Atletico Madrid dhe Real Madrid./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi