• Home
  • LIVESTYLE
  • Shuhet në moshën 91-vjeçare ikona e modës Givenchy
LIVESTYLE

Shuhet në moshën 91-vjeçare ikona e modës Givenchy

Spread the love

Ikona franceze e modës, Hybert de Givenchy ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Stilisti aristokrat është një prej emrave më të njohur të botës së modës, por njihet gjithashtu edhe si njeriu përgjegjës për veshjet e mikeshës së tij, Audrey Hepburn, apo Jacqueline Kennedyt.

Me sjelljen e përkryer dhe disiplinën e shkollës së vjetër, Givenchy kishte një prani mbresëlënëse dhe të shquar që ngjyrosi industrinë e modës për më shumë se 50 vite.

Një koleksionist i përkryer, me një sy të pagabueshëm si për objekte, ashtu dhe për dekorimin e brendshëm të shtëpive, 91-vjeçari lë pas një shtëpi mode që përcaktoi nocionet e përsosmërisë dhe elegancës.

Familja e tij planifikon një ceremoni mortore private dhe kërkoi që në vend të luleve, në emër të Givenchysë të bëhen donacione për UNICEF-in.

Partneri i tij, Philippe Venet, një ish-dizenjator “haute couture”, konfirmoi vdekjen për agjencinë e lajmeve “AFP”. “Me hidhërim të thellë iu njoftojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka ndërruar jetë”, shkruan ai në deklaratën e shtëpisë së modës “Givenchy”./Top Channel/

Related posts

Pohimi i tronditës i Dennis Quaid: filmat amerikanë, me kokainën si zë buxheti

dritatv

“Unë jam Rosa Parks”, një shqiptar në Festivalin e Filmit në Venecia

dritatv

Njerëzit e mençur nuk lindin të mençur: Për t’u bërë të tillë, duhet t’i keni këto shprehi

dritatv

Leave a Comment