Shuhen zjarret në Porto Romano pas urdhrit të zv.ministrit Lleshaj

Urdhri i zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, me sa duket dha efektet e para. Në Porto Romano, zjarrfikëset ndalën djegien e mbeturinave.

Por Durrësi nuk është i vetmi qytet që ka probleme me djegiet në vendgrumbullimet e mbetjeve dhe ndotjen e ajrit nga tymërat toksikë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila sqaroi urdhrin, probleme janë konstatuar edhe në Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër. Sipas Ministrisë, kjo është një praktikë absurde dhe e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Dikasteri, që drejtohet nga Lleshaj prej së martës, paralajmëroi masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit, dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mosveprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona, e duke bashkëpunuar me strukturat përgjegjëse në prefektura, bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi