Shtypi grek, emri i Maqedonisë, shtohet presioni për gjetjen e një zgjidhjeje

Pas ngjarjeve të brendshme politike në Greqi, akuzat në relacion pushtet-opozitë dhe dallimet ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri për shkak të çështjes së emrit, gjatë ditëve të fundit Maqedonia është një ndër temat kryesore në mediat greke.

Botimi javor i gazetës “Eleftheros Typos” në tre faqe e analizon marrëdhëniet Maqedoni – Greqi. Në pjesën e parë, në analizën me titull “Shtohet shtypja ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Shkupit”, paralajmëron se në periudhën e ardhshme, e veçanërisht para Samitit të NATO-s në korrik, nuk përjashtohet mundësia të shtohet presioni ndëkombëtar për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar. Sipas gazetës greke, SHBA-të tani kanë probleme shumë më serioze siç janë Lindja e Mesme dhe Turqia dhe nuk do të donin edhe një problem në Ballkan.

Edhe deklaratat e ambasadorit amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt për përkrahje të Greqisë dhe optimizmi për zgjidhjen e problemit, zbulojnë angazhimin e SHBA-ve.

Por, përfaqësuesit e Qeverisë greke, në veçanti Ministri i jashtem, në të kaluarën disa herë kanë dërguar porosi se zgjidhja e problemit me emrin është parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Eleftheros Typos” shkruan se në kontestin e emrit nuk priten zhvillime thelbësore deri në fund të janarit, për kur është caktuar takimi i dytë i ndërmjetësit Nimetz me përfaqësuesit e dy shteteve.

“Të gjithë presin të shohin se a do të dakordohet diçka me Shkupin dhe cili do të jetë propozimi konkret për emrin”, shkruan gazeta greke.

Në shkrimin e “Eleftheros Typos” komentohet se në kontestin e emrit, Greqia ndoshta në të kaluarën ka humbur shumë beteja, veçanërisht me njohjen e Maqedonisë nga shtete të ndryshme, por nuk e ka humbur luftën dhe nga ajo mund të dalë si fitimtar. Duhet vetëm të “jetë e përgatitur për rrethanat, të dorëzojë propozim të qartë, të negociojë fortë dhe në anën e saj do ta ketë përkrahjen më të fuqishme politike”./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi