Shtypi gozhdon Realin. Në Itali, kritika për Milanin dhe Interin

Supersfida e së shtunës në “Santiago Bernabeu”, mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, e fituar pastër nga katalanasit, pushtoi faqet e para të medieve sportive në Spanjë.

Ndërsa në shtypin madrilen situata shihet e errët, në atë katalanas entuziazmi është në qiell.

“Barcelona merr arratinë”, shkruhet në faqen e parë të “AS”, e përditshme shumë pranë Realit të Madridit. “Zidane rrezikoi duke aktivizuar Kovaçiç në vend të Iscos, por plani dështoi”.

Një tjetër e përditshme pranë Realit të Madridit, “Marca”, në faqen e saj të parë publikon një foto të Zidane me kokën ulur, për artikullin me titull “Në një kënd për të menduar”, duke vijuar…“Barcelona vallëzoi ndaj një Reali që nuk njihej dhe viktimë të gabimeve taktike”.

Në Katalonjë, heroi është Lionel Messi. “Sport” publikon foton e argjentinasit teksa festoi golin e shënuar, me titullin “Gëzuar Krishtlindjen!”, ndërsa “El Mundo Deportivo” bën një lojë me fjalën “Bestial”, duke përdorur numrin 14, që i referohet diferencës së pikëve që ekziston me Realin, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak.

“El Clasico” ishte tema kryesore edhe në medien ndërkombëtare. “L’Equipe” shkruan “Messi ngrin Realin e Madridit”, në një foto ku argjentinasi shfaqet duke festuar, ndërkohë që Cristiano Ronaldo është i ulur në tokë.

E shtuna ishte edhe e kampionatit italian, ku u panë fitoret e Juventusit e Napolit, si dhe disfatat e dy ekipeve milaneze, Inter e Milan.

“Gazzetta dello Sport” shkruan “Juve e hekurt, arratisje për Krishtlindje bashkë me Napolin. Inter e Milan, panetonë të shfryrë”.

Ndërsa te “Corriere dello Sport” lexohet “Juventus e Napoli, mbretëreshat e dimrit. Milan, Gattuso rrezikon shkarkimin, as Spalletti nuk është i lumtur”.

“Tuttosport”, e përditshmja torineze publikon artikullin “Këtu fitohet”, duke iu referuar suksesit të Juventusit ndaj Romës 1-0, duke iu shkëputur Interit që humbi ndaj Sassuolos. “Bie Milani, Gattuso merr të gjitha fyerjet mbi vete”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi