Shtyhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase / Ja kur do të mbahet

Ndonëse mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase ishte paralajmëruar se do të zhvillohej në datë 2 dhjetor, duket se është shtyrë për në 15 dhjetor.

Ndonëse mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase ishte paralajmëruar se do të zhvillohej në datë 2 dhjetor, duket se ajo është shtyrë për në 15 dhjetor. Mediat në Maqedoni duke iu referuar burimeve nga qeveria bëjnë me dije se mbledhja e parashikuar të mbahej në Pogradec është shtyrë me rreth 2 javë nga data e parashikuar.“ Seanca e përbashkët qeveritare Shqipëri-Maqedoni do të mbahet më 15 dhjetor në Pogradec të Shqipërisë dhe të pranishëm do të jenë të gjithë ministrat e të dyja qeverive”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovsk për Portalb.mk.

Se çfarë pritet të jetë temë diskutimi e mbledhjes së përbashkët nuk dihet ende.“Për momentin shërbimet e të dyja qeverive janë duke finalizuar dokumentet dhe protokollin e seancës së përbashkët. Kur do të finalizohen do të informojmë për agjendën përfundimtare”, tha për Portalb.mk, Boshnjakovski.

Në fillim të nëntorit Qeveria e Maqedonisë vendosi të mbajë seancë të përbashkët me Qeverinë shqiptare dhe atë bullgare.

Më 23 nëntor, në Strumicë u mbajt seanca e përbashkët Maqedoni-Bullgari në të cilën u nënshkruan disa marrëveshje. U nënshkrua edhe Protokoll për bashkëpunim në mbrojtje midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ndërkohë Qeveria e Shqipërisë dje ka mbajtur seancë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës në të cilën u nënshkruan 12 marrëveshje. Ministrat e kabinetit Rama dhe Haradinaj firmosën memorandume bashkëpunimi në fushën e mjedisit për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën.

U nënshkrua gjithashtu një protokoll teknik mes dy ministrive të Bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore dhe joshtazore mes dy vendeve. Gjithashtu u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy ministrive të energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme në kuadër të integrimit europian./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi