Shtrenjtim i konsiderueshëm i barnave për dy vjet!

Rreth 200 lloje barnash të listës esenciale të cilat për pacientët është e detyrueshme t’i blejë Ministria e Shëndetësisë, nga viti 2015 pësuan rritje të çmimeve nga 100 deri në 2000 për qind.

Nga të njëjtat kompani, e me sasi të njëjta në vitet 2016 dhe 2017, ato janë pagur shumëfish më shtrenjtë. Ministria e Shëndetësisë në këta dy vjet asnjëherë nuk ka arritur t’i furnizojë institucionet shëndetësore me të gjitha produktet që janë pjesë e listës esenciale. Edhe tani shumë produkte të kësaj liste mungojnë, ndonëse buxheti i barnave për këtë vit është rritur për 8 milionë euro, shkruan Koha Ditore. Një hulumtim i Institutit Columbus, i cili është prezantuar të martën, ka treguar se si dy vjetët e shkuar miliona euro të dedikuara për barna nuk i kanë mjaftuar Ministrisë së Shëndetësisë që të përmbushë asnjëherë furnizimin e rregullt dhe të plotë nga lista esenciale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi