Shtojca më e shijshme në tryezën kreshmore: Sallata e larme me oriz dhe mish toni!

Përgatitet shpejt dhe lehtë, është shumë e shijshme – sallatë me shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

– 900 g oriz të zier,

– 400 g mish toni,

– 200 g bizele të konservuar apo të zier,

– 2 speca të kuq, të prerë në kube,

– 3 domate, të prera në copa të vogla,

– Një lugë majdanoz të prerë imët,

– Një lugë ullinjsh të grirë imët,

– 4 lugë majonezë,

– Lëng të një limoni,

– 2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Në orizin e zier shtoni mish toni, përzieni dhe shtoni bizele, spec, domate, kokrra ulliri dhe majdanoz.

Përzieni edhe majnezën, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit dhe qitni në sallatë sipas shijes suaj.

Mbuloni sallatën e mrekullueshme me folie dhe e lini në frigorifer derisa ta servirni.

Ju bëftë mirë!

/Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi