Shtohet uji në Obot, vështirësi edhe për fshatra të tjerë në zonën e Nënshkodrës

 

 

Vazhdon gjendja e rënduar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Situata paraqitet më e rënduar në fshatin Obot, ku forcat e armatosura vazhdojnë të angazhohen për transportimin e banorëve të zonës.

 310 hektarë toke rezultojnë të mbuluara nga uji përfshirë edhe ujësjellësin Oblika që ka dalë jashtë funksioni, duke mos furnizuar me ujë të pijshëm 800 banorë.

Përmbytja rrezikon edhe ujësjellësin Oblika 2. Me mijëra hektarë toke rezultojnë të përmbytura në gjithë qarkun, ndërkohë që prurjet e lumit Drin janë rritur shumë.

Në tokat e përmbytura janë dëmtuar edhe të mbjellat me foragjere. Si pasojë e pranisë së ujit në njësinë administrative Gur i Zi, konstatohet erozion i tokës.

Prurjet e shumta të lumenjve kanë dëmtuar këmbët e një ure në fshatin Maklaj. Ndërsa në fshatrat Palvar dhe Culaj janë dëmtuar 5 shtëpi nga përmbytja. Situata rëndohet edhe më shumë, si pasojë e reshjeve të dëborës.

Aksi rrugor Bruçaj-Qafë-Thanë është i bllokuar ashtu sikurse edhe rruga që të çon për në fshatin Mazrek. Në fshatin Gropat e Selcës, të njësisë administrative Kelmend ka rrëshqitje dherash e gurësh si pasojë e të cilëve është dëmtuar një segment prej 1 km.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi