“Shtetet e huaja ndezin konfliktin në Libi”

I dërguari i Ligës Arabe në Libi, Salah Eddine al-Jamali, akuzoi shtetet e huaja për ndezje të konfliktit në këtë vend të përfshirë nga lufta.

Në një intervistë për AA, al-Jamali fajësoi politikanët libianë për “ftuarje” të ndërhyrjeve të huaja në çështjet e Libisë.

“Ka pasur ndërhyrje të përditshme ndërkombëtare në Libi. Këto vende po inkurajojnë luftën, duke mos ndalur konfliktin dhe duke mos lënë armët”, tha ai.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

Situata u përshkallëzua këtë muaj kur Khalifa Haftar, që komandon forcat lojale të qeverisë në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.

“Liga Arabe kundërshton dhunën dhe kapjen e armëve në vend të dialogut”, tha al-Jamali, duke riafirmuar refuzimin ndaj çdo ndërhyrjeje të huaj në çështjet libiane.

“Liga kërkon ruajtjen unitetin e Libisë dhe integritetin territorial dhe kërkon të tejkalojë hendekun e pikëpamjeve”, theksoi ai.

I dërguari i Lidhjes Arabe u bëri thirrje rivalëve libianë që të “braktisin armët dhe të kthehen në tryezën e negociatave”.

“Dhuna nuk i zgjidh problemet”, tha ai.

Al-Jamali e konsideron konfliktin aktual në Libi si një “përçarje të sigurisë kombëtare arabe”.

“Libia është një vend i shënjestruar, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj strategjike dhe burimet e mëdha natyrore, si nafta dhe gazi”, tha al-Jamali.

Një konferencë do të mbahej të dielën si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktin në Libi, para se të anulohej deri në kohë të pacaktuar pas ofensivës në Tripoli.

“Kjo konferencë nuk ishte shansi i fundit…Shpresojmë që konfliktit do t’i vijë fundi, pasi ai nuk do të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje”, tha për AA i dërguari i Ligës Arabe në Libi, Salah Eddine al-Jamali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi