BALLKANI

Shtatë marrëveshjet që Vuçiç e Putin do t’i nënshkruajnë në Serbi

Spread the love

Gjatë vizitës së ardhshme të Presidentit Vladimir Putin në Serbi më 17 janar, do të nënshkruhen shtatë marrëveshje në fushën e inovacionit dhe digjitalizimit me aktorët kryesorë të industrisë digjitale të Rusisë, tha ministri i Inovacionit në Qeverinë Serbe, Nenad Popovic, në programin në mëngjes të RTS.

“Ne duam të bashkëpunojmë me Rusinë në teknologji të reja, kjo është e ardhmja për Serbinë dhe Rusinë.

Ne nuk duam të eksportojmë vetëm mollë dhe kumbulla në Rusi, ne duam të eksportojmë njohuri serbe në Rusi”, tha Popovic.

Ai shtoi se mbetet me gjithë pikëpamjen se. dialogu i Brukselit me Prishtinën është i vdekur.

“Bashkimi Evropian nuk ka qenë në gjendje të ndikojë në palën shqiptare për të bërë ndonjë përparim në këto negociata, pala serbe është bashkëpunuese.

Tani që dialogu është i vdekur, ka të ngjarë që të gjitha ato marrëveshje të arritura gjatë Marrëveshjes së Brukselit të anulohen, sepse shqiptarët bënë dy hapa krejtësisht të paarsyeshëm, përkatësisht futjen e një taksi dhe krijimin e të ashtuquajturit shtet të rrejshëm të Kosovës. Nuk mendoj se vazhdon dialogu pa hequr dorë nga kjo ushtri e rreme e kosovës dhe pa heqjen e këtyre taksave,” tha Popovic.

Related posts

Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut

dritatv

Marrëdhëniet Kosovë – Mali i Zi shënojnë përparim

dritatv

Kërcënon Gjuriç: Lironi pesë serbët ose e ndërprejmë dialogun për një kohë të gjatë

dritatv

Leave a Comment