Shqiptarja nga Maqedonia, berberja më e mirë në Zvicër

Në qytetin Sion të Zvicrës, biznes familjar zhvillon çifti bashkëshortor Saliu nga Prilepi i Maqedonisë.

Demirali Saliu dhe bashkëshortja e tij Jesma kanë një sallon për prerjen e flokëve, karakteristik për shumëçka. Bashkëshortja Jesma Saliu është ndoshta femra e vetme shqiptare berbere për meshkuj. Por jo vetëm kaq. Ajo është ndër berberet më të mira në Zvicër, kurse ka fituar në shumë gara edhe në Evropë.

“Këtë zanat e kam marrë nga babai të cilin e kam berber. Mua më ka pëlqyer ky zanat dhe kam filluar të punoj te babai. Ka 15 vite që e punoj këtë zanat. Unë jam nga Maqedonia, më saktë nga Zhitosha e Prilepit”, tha për Lajm.tv, berberja Jesma Saliu.

Si është dashuruar Jesma te ky këtë profesion që nuk është karakteristik për femra, e aq më pak për femrat shqiptare?

Në intervistën e saj rrëfen se zanatin e berberit e ka trashëguar nga babai i saj, i cili ka qenë berberi i parë në Sion. Edhe pse babai ka qenë kundër që bija e tij të trashëgojë këtë zanat, Jesma ka qenë këmbëngulëse. Pas pensionimit të babait, ajo me bashkëshortin e menaxhon biznesin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi