Shqiptaret, nikoqiret e Europës

 

Nënë Maria jeton me bashkëshortin në një shtëpi dy katëshe. Pasi ka pirë kafen e mëngjesit me Fatmirin, 67-vjeçarja i përkushtohet punëve të shtëpisë.

Më pas, më shumë se dy orë në ditë merret me përgatitjen e drekës.

Dhe të jetë për të, mund të qëndrojë gjithë ditën. Nga sistemimi, fshirja e pluhurave. Punët në një shtëpi private për gruan, nuk kanë fund thotë Maria.

“Unë nuk ulem gjatë gjithë ditës, jo lavatriçen duhet ta vendos, jo do hekurosësh, jo do lash enët, jo do bësh gati zarzavatet për të bërë drekën, ikën dita”, thotë nëna Maria.

Në fakt, Maria është një shembull i grave shqiptare, të cilat edhe sipas sondazhit të Komisionit Europian për cilësinë e jetës të vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate, rezultojnë se shpenzojnë më shumë kohë për të bërë punë shtëpie dhe për të gatuar se të gjitha shtetet e tjera.

Plot 29 orë në javë, kanë deklaruar gratë shqiptare, edhe pse ndoshta në realitet punojnë edhe disa orë më shumë. Pas tyre, janë gratë rumune që shpenzojnë 23 orë.

Gratë e Ballkanit që shpenzojnë më pak kohë në gatim dhe punë shtëpie se ne janë maqedonaset me 18 orë,dhe malazezet e serbet me 19 orë.

Ndërkohë që më pak nikoqiret në sondazh rezultojnë danezët me 9 orë, finlandezët dhe suedezët me 11 orë në javë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi