Shqiptarë mes viktimave? Ambasada: Një shtetas i minoritetit grek në gjendje të rëndë në spital

Teksa mediat flasin për shqiptarë që kanë humbur jetën në tragjedinë e zjarreve në Athinë, Ambasa shqiptare në Greqi njofton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke. Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi