SHQIPERIA

Shqipëria, shteti i parë që nënshkroi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Spread the love

Autoritetet shqiptare kanë përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si një garanci për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Në selinë e NATO-s në Bruksel u zhvillua ceremonia e protokollit, ndërsa Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka nënshkruar pro për shtetin fqinj.

Presidenti Ilir Meta uroi drejtuesit politikë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike. Vendimi i duhur në kohën e duhur!”, shprehet Meta.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po ashtu e cilësoi lajm të shkëlqyer nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar. Aleanca hapi krahët dhe dyert për të mirëpritur anëtarin e vet të 30-të në familjen më të madhe politiko-ushtarake. Një mesazh i fortë strategjik për fqinjët tanë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prej ditës së sotme rajoni ka fituar më shumë siguri, stabilitet dhe paqe”, tha Xhaçka.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO përbën ngjarjen e madhe për rajonin, sigurinë, paqen dhe demokracinë.

“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e madhe për rajonin tonë. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë”, shprehet Basha.

Related posts

Fleckenstein: Të hapim negociatat me Shqipërinë

dritatv

Euronews Gjermani: Momente shoku, kryeministri goditet me vezë

dritatv

Protestë për automjetet e vjetra; Tregtarët: Ngelen pa punë 5 mijë persona

dritatv

Leave a Comment