SHQIPERIA

Shqipëria merr kryesimin e grupit të Detit të Zi

Spread the love

Ukraina i ka dorëzuar Shqipërisë kryesimin me rotacionin gjashtëmujor të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

Në fund të seancës së 55-të plenare të PABSEC-it të mbajtur në Kiev, presidenti i Kuvendit të Ukrainës, Andriy Parubii ia kaloi kryesimin Tiranës.

Asambleja e Përgjithshme e PABSEC-së do të mbahet mes datës 19 dhe 21 qershor të vitit të ardhshëm në Tiranë.

Vendet anëtare të PABSEC-së janë Shqipëria Turqia, Rumania, Armenia, Bullgaria, Gjeorgjia, Moldavia, Rusia, Serbia, Ukraina dhe Greqia.

Asambleja PABSEC-së, siguron bazën ligjore për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, social, kulturor dhe politik ndërmjet vendeve anëtare./Rtv Drita/

Related posts

Tabaku: Ndal vjedhjes me ligj të pronës publike dhe private

dritatv

Pogradec, mbetjet spitalore digjen në natyrë

dritatv

AKU sekuestron 100 kg midhje, do shiteshin pa kushte frigoriferike

dritatv

Leave a Comment