Shqipëria e dënuar për të synuar kreun e grupit, Edi Reja përzgjedh titullarët

Pritshmëritë rreth Kombëtares në këtë edicion të Ligës së Kombeve janë të mëdha, të paktën të arrijnë të sigurojnë kreun e Grupit C. Në letër, ky duket një objektiv mese i arritshëm, si rrallë herë shihemi si favorit pasi përballemi me ekipe si Bjellorusia, Lituania dhe Kazakistani, tre kundërshtarë të kalueshëm. Ekipi kuqezi starton këtë aventurë në Ligën e Kombeve në një transfertë delikate si kjo kundër Bjellorusisë, një sfidë e cila mund të vendos jo pak rreth objektivave në këtë turne.

Pa dashur të ushtojnë presion mbi grupin, si trajneri Edi Raja ashtu dhe stafi i Kombëtares, janë të vetëdijshëm se një fitore në këtë sfidë mund të konsolidoj pozitat e tyre si favoritë. Tekniku italian nuk dëshiron të eksperimentoj në këtë përballje dhe pritet të aktivizoj lojtarët që njeh me mirë dhe ata që gëzojnë një formë më të mirë.

Formacioni Bw

Në portë duket se nuk ka dilema, nga minuta e parë pritet ta nis Tomas Strakosha ndërsa përpara tij, treshja e mbrojtjes duke e kushtëzuar si pasojë edhe me mungesave të shumta në këtë repart. Dermaku, Gjimshiti dhe Veseli do ta nisin si titullarë këtë transfertë.

Në krahun e djathtë Hysaj është i paprekshëm ndërsa në të majtë nga minuta e parë mund ta nis Odise Roshi i cili po kalon një moment të mirë. Treshja e mesfushës pritet të formohet nga Bare, Gjasula dhe Abrashi. Nuk pritet të ketë surpriza as në dyshen e sulmit, Cikaleshi-Manaj janë dy lojtarë që Reja i ka besuar në ndeshjet e fundit një fanellë titullari, dy lojtarë që kanë konfirmuar se lidhen mirë ndërmjet tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi