Shqipëria dhe KE nënshkruajnë marrëveshjen financiare IPA

Shqipëria dhe Komisioni Evropian (KE) kanë nënshkruar marrëveshjen financiare IPA, e cila ka si qëllim mbështetjen me fonde në sektorë të ndryshëm, si në procesin e reformës në institucionet e drejtësisë, në zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Marrëveshja mbi fondet e Bashkimit Evropian (BE) u nënshkrua nga zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Sokol Dedja dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Zv/ministri Dedja gjatë fjalës në ceremoninë e nënshkrimit tha se në rrugëtimin evropian të Shqipërisë asistenca financiare është një mbështetje shumë e rëndësishme për zbatimin e procesit të reformave.

“Sot jemi këtu për të nënshkruar marrëveshjen për fondet e BE-së për Shqipërinë për vitin 2018. Vetëm mbështetja e BE-së për Shqipërinë për vitin 2018 është 94.1 milionë euro”, tha Dedja.

“Procesi i integrimit evropian është jetik për vendin, jetik për qytetarët, por nuk është një proces i lehtë. Është një proces transformimi, modernizimi, që prek të gjitha qelizat e funksionimit të shtetit dhe shoqërisë. Standardet e BE-së në shumë fusha janë nga standardet më të larta në botë. Mbështetja financiare e BE-së është shumë ndihmuese dhe e rëndësishme”, theksoi Dedja.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Soreca, tha se nxisin institucionet e Shqipërisë të përmbushin angazhimet dhe të japin rezultate të plota për reformat.

“Mbështetja mbulon të gjitha fushat e institucioneve të sistemit të drejtësisë. Ajo po ashtu vjen në një moment shumë të rëndësishëm për të bërë të mundur dhe siguruar ngritjen e shpejtë dhe të plotë të institucioneve të reja. Një element tjetër kyç i rëndësishëm i këtij programi është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe për Shqipërinë”, u shpreh gjatë fjalës në aktivitet ambasadori Soreca.

Ai tha se “BE do të vazhdojë të jetë partner numër një i Shqipërisë në nivelin politik dhe financiar”.

Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA) është instrument i financuar nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe synon të mbështesë vendet kandidate në implementimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

LDK: Qeveria “Haradinaj” drejtohet me logjikën e dhomave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar shumë vërejtje në adresë të Qeverisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj në tremujorin e konstituimit të saj. LDK, përveç...

Fiksimi ynë për të bërë foto po ndryshon mënyrën si e kujtojmë të kaluarën!

Nga Giuliana Mazzoni, The Conversation Kohët e fundit vizitova ‘Hermitage’ në Shën Petersburg të Rusisë – një nga muzetë më të mira të artit në...

Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, KLSH: Shifrat u manipuluan

Qeveria duket se po fsheh sërish shifrat e borxhit publik. Të dhënat e raporti të KLSH-së të vitit 2017, detyrimet e papaguara ndaj farmacistëve,...

Së fundi

Kalin: Turqia pret vazhdimin e trendit pozitiv ekonomik

  Zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Turqisë Ibrahim Kalın, sot në Ankara deklaroi se ekonomia turke që nga dita e djeshme ka regjistruar një...

Reali fiton “El Clasico”-n e financave

Reali i Madridit ka vendosur të bëjë gjithçka transparente në lidhje me garën financiare të fituar me Barcelonën për sezonin e shkuar. Plot 748 milionë...

Riparim 5.6 mld paund për “Westminster”-in

Pallati “Westminster”, i cilësuar shpeshherë si ndërtesa më e famshme e një Parlamenti në botë, po rrënohet nga koha. Pas fasadës spektakolare të legjislativit britanik...