Shqipëri, rrëzohet helikopteri i një kompanie private

 

Në qytetin e Korçës është rrëzuar një helikopter i një kompanie private, ndërsa nga ngjarja nuk ka viktima apo persona të plagosur.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ku në një njoftim thekson se incidenti ka ndodhur për shkak të një manovrimi të gabuar.

“Pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.

Gjatë incidentit në helikopter përveç pilotit ndodhej edhe një person tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi