Shqipëri, ndalohen nargilet dhe cigaret elektronike. A duhet t’a marrë një vendim të tillë edhe Kosova?!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë ditës së sotme ishte e pranishme në Komisionin e Shëndetësisë, ku u diskutuan ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet e duhanit”.

Manastirlliu u shpreh se sot ligjit i bëhen 6 rregullime, duke nënvizuar se ndryshimet e përgjithshme në projektligj janë grumbulluar në 6 pika kryesore.

Ajo deklaroi se do të ndalohet përdorimi i cigareve elektronike dhe ‘shishat’ në ambientet e mbyllura dhe se të gjitha subjektet që do kapen me shkelje do të gjobiten. Në rast përsëritjeje, gjobat do të 2-fishohen e më pas 6-fishohen.

GJASHTË RREGULLIME LIGJIT

Së pari saktësimi i përkufizimeve të duhanit dhe nënprodukteve të tij si dhe përfshirja në këtë kategori të produkteve të reja të duhanit. Kjo synon të përfshijë në kuadër rregullator çdo produkt ose nënprodukt duhani që është i dëmshëm për shëndetin e popullatës. Gjithashtu nëpërmjet këtyre saktësimeve synohet të forcohet kontrolli i duhanit dhe të shmangen rastet abuzive.

Së dyti detyrimi i prodhuesve dhe/ose importuesve të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit synon të mbajë të informuar organet përkatëse për dinamikën e hyrjes së produkteve të reja në treg, karakteristikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë. Pasja e këtij informacioni pritet të mundësojë monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatjes së tij në të ardhmen bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend.

Së treti ndalimi i shitjes së paketave me numër të reduktuar cigaresh apo me alterim të shijeve pritet të reduktojë blerjen e këtyre produkteve nga konsumatorë që nuk e përballojnë dot çmimin e një pakete të plotë apo nga konsumatorë për të cilët shija karakteristike e duhanit është një element i pakënaqshëm i duhanpirjes dhe në mungesë të shijeve alternative do zgjidhnin të mos konsumonin produktin konvencional.

Së katërti ndalimi i promocionit të indirekt nëpërmjet ngjyrave të logos së produkteve të duhanit dhe vendosjen e tyre në rafte të dukshme bëhet në kuadër të forcimi të kontrollit për moslejimin e promocionit dhe marketimit të produkteve të duhanit si një faktor që stimulon përdorimin e tij në popullatë.

Së pesti ndalimi i përdorimit të cigares elektronike dhe duhanit me ngrohje në ambiente të mbyllura duke aplikuar për të, të njëjtat rregulla si për format konvencionale të duhanpirjes synon mbrojtjen nga ekspozimi i pavullnetshëm ndaj produkteve të duhanit, shkruan Tirana Today.

Së gjashti forcimi i masave ndëshkuese në rast moszbatimi të ligjit ka për synim të forcojë implementimin e ligjit dhe shtimin e mbrojtjes për qytetarët që ekspozohen në mënyrë të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit, qoftë nga produkte konvencionale qoftë nga produkte inovative.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi