Shqipëri, dy lagje të reja në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

Dy lagje të reja këtë fillim viti kanë marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Ndonëse periudhë festash, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë kryer një tjetër investim të rëndësishëm për të rritur cilësinë e shërbimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës. Falë këtij investimi, banorët në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Botanik kanë tashmë një rrjet të ri të ujit të pijshëm.

Ndërkohë, një investimi i zbatuar në Bulevardin “Bajram Curri”, brenda “Pallatit me Shigjeta” i ka dhënë zgjidhje problematikave të banorëve të asaj zone.

Projekti ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në atë segment, në vendosjen e rrjetit të ri.

Gjatë këtyre 3 viteve, Bashkia e Tiranës ka kryer investime të rëndësishme në shumë lagje të kryeqytetit duke rikonstruktuar apo ndërtuar rrjet tërësisht të ri.

Top Channel

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi