Shqipëri, arrestohen 6 policë për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Gjatë një operacioni në Shqipëri janë arrestuar 6 punonjës të policisë të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, të arrestuarit ishin punonjës të Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, ndërsa dyshohen se lejonin persona të ndryshëm të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë ka kryer operacionin “Kontrollori”, duke arrestuar punonjësit e policisë të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundërligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës Shengen”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Në njoftim huhet se gjatë kontrollit, punonjësve të policisë iu sekuestruan sasi vlerash monetare në lek dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi