Shqetësimi kryesor i popullit francez është terrorizmi

Sipas një sondazhi të opinionit publik në Francë, çështja më shqetësuese për popullin francez është terrorizmi.

Në një sondazh të zhvilluar nga Observatori Kombëtar i Krimeve dhe Sanksioneve të Francës (ONDRP) janë përcaktuar çështjet për të cilat populli francez është më shumë i shqetësuar.

Sondazhi tregon se terrorizmi i cili në vitin 2014 ishte çështje shqetësuese për 3 për qind të francezëve, në vitin 2017 është radhitur në vendin e parë me 32 për qind.

Gjithashtu theksohet se shqetësimi për terrorizmin është rritur në mënyrë shumë të shpejtë pas sulmeve në vitin 2015 në Paris.

Ndërkohë në sondazh bëhet e ditur se problemi i papunësisë i cili vitin e kaluar ka qenë shqetësimi parësor me 31 për qind, këtë herë është radhitur në vend të dytë duke shënuar ulje në 23 për qind.

Në kërkimet e kryera nga ONDRP që nga viti 2006 e deri më tani papunësia ishte në vendin e parë si çështja për të cilën populli francez shqetësohej më shumë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi