Shpifja në media, Rama: S’mund të jemi më “mish për top”

Kreu i qeverisë, Edi Rama u zotua në Parlament se nuk do të tërhiqet nga projektligji kundër shpifjes në media, si dhe për rregullimin e mediave on line.

“Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes, shumë shpejt do rregullojmë edhe mediat on line. S’mund të jemi më mish për top, të sakatohemi në emër të lirë, siç këtu do vijmë shumë shpejt”,- tha Rama.

Kryeministri tha se ka punuar me OSBE-në për projektligjin e ri, ndaj ai ka thënë se do shtrëngohet rrethi i atyre që sipas Ramës e kanë kthyer botën mediatike në një llum.

“Këtu do të vijmë kemi premtuar kemi punuar me OSBE, me një draft dhe do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum dhe e bëjnë të pamundur për njerëzit se kush informon e kush sajon, kush i shërben publikut dhe kush i thith gjakun një opinioni të tërë publik”,- vijoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi