Shpërthim në Idlib të Sirisë, 32 të vdekur dhe 45 të plagosur

 

Si pasojë e shpërthimeve në rajonin Sermada të qytetit Idlib në Siri, sipas të dhënave paraprake njoftohet se kanë humbur jetën 32 persona dhe janë plagosur 45 të tjerë.

Drejtori i mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Shpërthime të mëdha kanë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit pranë ish murit të pikës kufitare Babul në zonën Sermada, ku jetojnë personat e zhvendosur nga Homsi”.

“Si pasojë e shpërthimeve është rrëzuar ndërtesa 6 katëshe ku jetonin personat e zhvendosur nga veriu i Homsit, ku kanë humbur jetën 32 civilë dhe janë plagosur të paktën 45 të tjerë”, tha Haxh Jusuf.

Jusuf shtoi se në punimet e kërkim shpëtimit janë shpëtuar 13 persona nga rrënojat, të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth ndërsa si pasojë e sulmeve janë dëmtuar shumë ndërtesa dhe automjete pranë shpërthimeve.

Ndërkohë bëhet e ditur se ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimet dhe se zyrtarët por hetojnë arsyet e shpërthimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi