Shpërthim dhe sulm ndaj ndërtesës qeveritare në Somali, 5 të vrarë

Kapiteni i policisë somaleze Mohamed Hussein tha se gjatë një sulmi në ndërtesën e Qeverisë në Mogadishu janë vrarë së paku pesë persona, në mesin e të cilëve edhe zëvendësministri i Punës.

Hussein sqaroi se zëvendësministri Saqar Ibrahim Abdalla është vrarë në zyrën e tij në pjesën përdhes të ndërtesës pasi persona të armatosur hynë në objekt.

Pesë sulmues të armatosur hynë në godinën qeveritare në kryeqytetin e Somalisë pas një sulmi vetëvrasës me autobombë në portat e ndërtesës.

Forcat somaleze të sigurisë, të cilat këmbëngulën të marrin kontrollin mbi ndërtesën, shkëmbyen zjarr me sulmuesit.

Organizata terroriste Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin, duke njoftuar se luftëtarët e tyre janë në ndërtesën që gjendet afër selisë së agjencisë somaleze të intelegjencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi