Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur

Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën ndërsa 6 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Romanovcë të Kumanovës, njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës (AA).

“Nga shpërthimi i bombolës së gazit 3 persona humbën jetën në vendngjarje ndërsa 6 të tjerë u transferuan në Spitalin e Kumanovës ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, kumtoi SPB Kumanovë.

Më tej thuhet se për shkak se seriozitetit të lëndimeve, të lënduarit janë transferuar në Qendrën urgjente në Shkup.

Lidhur me rastin në fjalë është informuar prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB Kumanovë, të cilët janë në terren për të vërtetuar arsyet e fatkeqësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi