Shpenzimet qeveritare për 9 muaj u rritën për 77 milionë euro

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raportin e Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe propozim-vendimi për rivarrimin e dëshmorëve të kombit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vlerësoi se me këtë mbledhje sigurohet funksionimi i institucioneve në aspektin buxhetor dhe siguron vazhdimin e mbështetjes dhe përkujdesjes në veçanti për kategoritë sociale.

“Si qeveri kujdestare kemi vendosur të mbajmë një mbledhje të qeverisë në detyrë për të siguruar funksionimin e institucioneve nga aspekti buxhetor. Mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë pasi që me aprovimin e propozimeve të sotme sigurojmë që pensionistët të mos mbeten pa pensione që veteranët dhe kategorisë tjera sociale të kenë në vazhdimësi përkujdesje. Po ashtu, kam pranuar edhe shumë kërkesë të tjera për pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe vendimet që kanë të bëjnë me investimet e huaja”, tha Haradinaj.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, duke arsyetuar propozim-vendimin tha se janë evidentuar mbi 31 milionë e 217 mijë euro të kursyera nga organizatat buxhetore dhe se ato do të shpërndahen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme përkatësisht të policisë në vlerë prej 4 milionë e 185 mijë euro për blerje e pajisje që janë të nevojshme për policinë e Kosovës.

Hamza foli edhe për raportin që evidenton se në këtë periudhë, janar – shtator janë realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej 1 miliard e 676 milionë euro, ndërsa shpenzimet janë në vlerë 1 miliard e 407 milionë euro, sipas të cilit ka rritje të shpenzimeve.

“Gjithsej, pranimet gjatë nëntëmujorin arritën vlerën 1 miliard e 676 milionë euro me një rritje prej 167 milionë apo 11 për qind më shumë krahasuar me periudhën e vitit paraprak. Gjithsej, pagesat kanë arritur në 1 miliard e 407 milionë me një rritje prej 5.8 për qind apo 77 milionë euro krahasuar me periudhën raportuese si rezultat i rritjes së shpenzimeve buxhetore”, theksoi Hamza.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe vendimi për rivarrimin e dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.

Qeveria në detyrë ka ndarë mjete në vlerë prej 42 mijë euro, për angazhimin e ekspertëve që do të punojnë në përfitimin e fondeve nga projektet MCC.

Kujtojmë që Qeveria në detyrë nuk ka mbajtur mbledhje që prej 26 korrikut.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ardi Veliu jep detajet nga super aksioni

Një aksion i gjerë i policisë, që mori shtysë nga përgjimet për të arrestuar disa të dyshuar për trafik kanabisi, ka çuar...

Turizmi, më shumë të huaj; Në plazhe më pak njerëz, ndjekin guidat turistike

  E rekomanduar si një nga destinacionet më të mira të kësaj vere në Europë, për shkak të larmisë magjepsëse natyrore që ofron, Shqipëria është...

Qindra pasagjerë në Vlorë ende në bordin e tragetit, nuk ankorohet dot prej motit me shi

Qindra pasagjerë në Vlorë vijojnë të jenë në pritje që trageti të ankorohet. 150 pasagjerë kanë më...

Së fundi

Yuri Kim: Të jemi të qartë! Kjo ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur

Ambasada e SHBA-së del sërish në mbështetje të SPAK dhe drejtësisë së re. Një mesazh i fortë, ku SHBA thekson se ka ardhur koha...

Meta : Koha që shqiptarët të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Presidenti Ilir Meta publikon pamjet rrëqethëse të 19 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nisën drejt Italisë me shpresë për të...

​OKB: Krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Beirut

Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Beirut. Libani po vuante një...