Shpend Ahmeti nuk diti të shpenzojë miliona euro të buxhetit 2018

Buxhetin e vitit 2018 që e planifikoi ekzekutivi i Komunës së Prishtinës në krye me kryetarin Shpend Ahmeti, nuk është realizuar sipas planifikimeve.

Buxheti për vitin 2018 ka qenë i miratuar në Kuvendin komunal të Prishtinës në vlerë prej 72,312,149.00 euro. Por, u shpenzua në vlerë prej 61,333,591.24 euro, ose 84.86 për qind e tij.

Këto të dhëna kanë dalë nga një raporti i Drejtorisë së Financave të Komunës së Prishtinës.

Raporti tregon se për investimet kapitale kanë qenë të miratuara 24,954,207.00 euro, ndërsa komuna arriti që të shpenzojë vetëm 16 milionë 793 mijë, ose 67 për qind të planifikimit, shkruan lajmi.net. Veçmas kësaj shume, mjetet e bartura për projektet e vitit 2017 që u bartën në vitin 2018 kanë qenë në vlere prej 13,928,725.90 euro. Por, edhe paratë e këtyre projekteve arritën të shpenzohen në vitin 2018 në një kuotë minore, pasi janë disa milionë të pa shpenzuara.

Të hyrat vetanake në vitin 2018 kanë qenë të planifikuara në vlerë prej 29,574,132.00 eurove. Kjo pjesë është realizuar më mirë, madje jashtë pritjeve të Komunës, pasi në shumë kategori ka pasur të hyra për dhjetëra herë më shumë se planifikimi i komunës, ndërsa në pak prej tyre ka pasur ngecje.

Të hyrat janë realizuar në kuotën prej 94.20 për qind, ose janë grumbulluar 27,857,554.60 euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi