“Shpend Ahmeti ka humbur besimin e qytetarëve”

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media sot, ka shprehur shqetësim për keqmenaxhimin e Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti, ndërsa kanë reaguar për mungesë transparence për ndërtimet pa leje, dhe me këtë papërgjegjësi, thanë ata  Ahmeti po humb besimin qytetar, por edhe po degradon kryeqytetin.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Sali Zyba, shprehi shqetësimin e tij se që një kohë të gjatë është duke munguar transparenca në Komunën e Prishtinës, ku për këtë e akuzon Ahmetin, pasi ai nuk e ka mbajtur premtimin dhe se ndërtimet pa leje vazhdojnë të jenë prezente.

“Në fillim është minimizuar hapësira publike ndërsa tani jemi dëshmitarë që po ndodh e kundërta, numri i ndërtimeve po rritet. Pra, kemi rënje të plotë të transparencës, që nga muaji Maj nuk është publikuar asnjë leje edhe pse është obligim ligjor. Në Komunën e Prishtinës është duke u ndërtuar pa leje, ne jemi duke mbledhur dëshmi për ndërtimin e një pjese të AlbiMall në Veterrnik”, tha Zyba.

Ndërsa Arbër Vokrri, asambleist në Lëvizjen Vetëvendosje i bëri thirrje të gjitha qytetarëve dhe organëve kompetente që të merre me çështjen në fjalë.

“Mungesa e  transparencës në Komunën e Prishtinës dhe ndërtimet pa leje janë duke u rritur. U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve dhe organeve kompetente që të merren me rastin në fjalë e të raportojn për ndërtimet pa leje”, u shpreh Vokrri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi