Shpend Ahmeti fitues i Prishtinës, falënderon të gjithë qytetarët

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, duke marrë edhe mandatin e dytë për ta drejtuar kryeqytetin.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë votuesit dhe gjithë qytetarët e Prishtinës e të Diasporës, ku edhe u bën thirrje të dalin të festojnë fitoren të gjithë së bashku në Sheshin Skendërbeu.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Falemnderit Prishtinë! Falemnderit Diasporë!

Vazhdojmë reformat.

Falenderoj te gjithë votuesit dhe gjithe qytetarët e Prishtinës! Po ashtu i bëj ftesë të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të na bashkangjiten në punën për një Prishtinë më të mirë.

P.S. sonte në ora 19:00 shihemi në Sheshin Skenderbeu. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi