Shoqata e Gjinekologëve për rastin e të miturës: Gjinekologu po akuzohet padrejtësisht

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve ka reaguar lidhur me rastin e të miturës nga Drenasi, e cila pas keqtrajtimit seksual nga hetuesi policor kishte mbetur shtatzënë, ndërsa kishte kryer abort në klinikën private të gjinekologut Fehmi Ahmeti. Sipas kësaj shoqate, gjinekologu Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë, pasi që nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore në këtë rast

“Ju informojmë se bazuar në Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë Nr. 03/L-110 të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës: Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtë të vendosë lirshëm për ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të këtij ligji. Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë të shtatzënisë duke llogaritur nga dita e parë e ciklit menstrual. Ndërprerja e shtatzënisë bëhet në institucionet shëndetësore nga mjeku specialist obstetër/gjinekolog i licencuar. Termini për ndërprerjen e shtatzënisë caktohet së paku dy ditë pas vizitës së parë”, bëhet e  ditur në njoftim. Pas këtyre ligjeve, Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve ka vlerësuar se Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë dhe u bëjnë thirrje organeve kompetente që të sqarojnë rastin. Ju kujtojmë se është brenda detyrave profesionale që mjeku obstetër/gjinekolog të kryejë diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve e problemeve shëndetësore të pacienteve. Duke u bazuar në sa u tha më sipër konsiderojmë se anëtari i ShOGjK-së, dr. Fehmi Ahmeti, është shënjestruar pa të drejtë, por kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale e cilido prej nesh”, bëhet e ditur në fund të reagimit.

Ditën e martë në media u raportua se e një e mitur nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht para dy viteve kur ajo ishte në moshën 16-vjeçare nga profesori SH. XH., dhe më pas nga hetuesi policor V. V. Ky i fundit e kishte lënë shtatzënë e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar, kurse mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

RASTI I SHEFQET KRASNIQIT DHE LISTAT E VETERANEVE DYSHOHET SE FRIKËSUAN PROKURORIN BLAKAJ

    Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se prokurori special tashmë i dorëhequr Elez Blakaj, ka pasur mbrojtje nga shteti në rastet kur ka njoftuar...

Grekët mbajnë zi, Qeveria vihet nën “rrebeshin” e kritikave

  Shërbimet greke të zjarrfikësve kanë qenë në gjendje të identifikojnë 70 nga viktimat e zjarreve shkatërrimtare të javës së kaluar. Të paktën 92 persona humbën...

Gjykata izraelite urdhëron kolonët hebrenj që të evakuojnë shtëpinë

Një gjykatë në Izrael urdhëroi kolonët hebrenj të evakuonin një shtëpi në El Halil (Hebron) ku ata...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...