Shkup, tribunë për operacionin “Dega e Ullirit”

 

 

 

Sonte në Shkup u mbajtë tribunë me temë “Siria dhe ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Afrin”, ku akademikë dhe hulumtues vlerësuan operacionin “Dega e Ullirit” të nisur nga Turqia në Afrin të Sirisë.

Në tribunën e organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim, Can Acun, hulumtues për politikë të jashtme në Fondacionin për Studime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA), ligjëruesi në Universitetin Shtetëror të Tetovës (UT), Prof. Dr. Metin Izeti dhe ligjëruesi në Universitetin Nënë Tereza, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani ndanë pikëpamjet e tyre rreth gjendjes në Siri, si dhe rreth operacionit të nisur nga ana e Turqisë.

Acun, për AA tha se gjatë prezantimit të tij do të japë informacione rreth zhvillimit të operacionit. Ai shtoi se do të mundohet të tregojë se si Turqia e dizajnon politikën e saj në Siri për eliminimin e kërcënimeve që cenojnë sigurinë kombëtare të Turqisë.

“Në parim operacioni ka për qëllim eliminimin e PKK-së dhe elementet e ndryshme terroriste që veprojnë me atë në Afrin. Operacioni është duke vazhduar me sukses ashtu siç është planifikuar. Në fazën e parë planifikohej që të pastrohet linja kufitare prej 130 kilometrash mes Turqisë dhe Afrinit. Sepse qëllimi ishte parandalimi i infiltrimeve drejt Turqisë dhe pengimi i sulmeve të drejtpërdrejta të lagjeve të banuara si Reyhanlı dhe Kilis nga organizata terroriste”, u shpreh Acun duke treguar se operacioni ka lënë pas ditën 47-të.

Acun gjithashtu theksoi se operacioni ka filluar nga 7 pika dhe shtoi se është siguruar linja kufitare e Turqisë.

“Turqia do të ketë rol vendimtar në përpjekjen për mënyrën e re të organizimit të botës”

Ndërsa Izeti, nga ana e tij, potencoi se ndërhyrja e Turqisë në Afrin të Sirisë është një ndër çështjet që është duke u diskutuar në tërë botën.

Ai tha se në paraqitjen e tij do të përpiqet të analizojë nga aspekti i vazhdueshmërisë së Turqisë dhe relacioneve të këtij shteti me që janë shtetet përreth, krijimi i imazhit të ri të Turqisë në botën e sotme, si dhe relacioni i këtyre ngjarjeve të fundit që janë duke ndodhur në Lindjen e Mesme, posaçërisht pas ndërhyrjes së Turqisë në Siri në relacion me trojet ballkanike, me shqitparët.

Izeti gjithashtu theksoi se bota është në përpjekje serioze për ndërtimin e një koncepti të ri qytetërimor, si dhe asaj shoqëror. Ai pohoi se sistemi i projektuar nga Francis Fukuyama dhe Samuel Huntington u treguan si të pasuksesshme në ndërtimin e paqes në botë.

“Tash momentalisht bëhen përpjekje për një mënyrë të re të organizimit të botës. Gjithsesi Turqia do të ketë një rol vendimtar, në këtë kontekst. Një për shkak se dalëngadalë e merr edhe kontekstin e përfaqësuesit të muslimanëve në botë. Gjithashtu është si një lokomotivë e cila e tregon se neoliberalizmi dhe koncepti perëndimor, duke filluar nga vitet 90-ta e këndej është treguar i pasukseshëm, se modernizmi u tregua si e mbrapshtë me këtë mënyrë të sjelljes dhe mendoj që në të ardhmen ne do të përplasemi me ideja të reja me një qytetërim dhe kulturë, ndërtim shoqëror pak më ndryshe dhe Turqia do ta ketë rolin vendimtar”, tha mes tjerash Izeti.

Ligjëruesi i tretë i tribunës, Prof. Dr. Sulejmani, tha se do të mundohet të jap një vlerësim për gjithë atë çka ndodhë në Lindjen e Mesme duke filluar prej “Pranverës Arabe”.

Ai gjithashtu duke treguar se në prezentimin e tij do të vlerësoj pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe se çka mund të pret Ballkani prej kësaj, tha se organizata terroriste DEASH duhet të pushoj së funksionuari, për të cilët ka një konzensus të përgjithshëm në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi