Shkup, promovohet “Libri i Bardhë 2018”

Nëse ekonomia është mirë të gjithë ne jemi mirë, theksoi kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj Shefan Peter në promovimin e edicionit të dytë të “Librit të Bardhë 2018”, i cili ka për qëllim avancimin e klimës afariste në Maqedoni përmes rekomandimeve konstruktive dhe mendimeve të kompanive – anëtare.

Në promovimin e librit mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili theksoi se me edicionin dërgohet një mesazh serioz deri te investitorët që funksionojnë në Maqedoni.

Ai në promovim përkujtoi se aspiratat tre dekadashe të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO dalëngadalë po rrumbullakohen, ndërsa kjo nga ana tjetër do të dërgojë mesazh inkurajues deri te investotorët, të huaj dhe vendorë.

“Nga fillimi i muajit qershor të vitit 2019 unë e quaj muaj politik i mjaltit për Maqedoninë, ku sektori afarist duhet të përgatitet që t’i shfrytëzojë beneficionet, hyjmë në fazën ku Maqedonina do të ketë vetëm përfitime, ndërsa nuk do të ketë obligime ose detyrime ndaj Unionit. E përse? Për shkak se BE-ja këtu ka përmes këtyre instrumenteve ka mekanizma si ta ngritë standardin tonë ekonomik”, tha kryeministri Zaev.

“Librin e Bardhë 2018” e promovoi kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj Shtefan Peter, i cili theksoi se investitorët e huaj nga Qeveria kërkojnë stabilitet, klimë të parashikueshme afariste, investime në reformat dixhitale në administratën publike dhe jo aq shpesh ndryshime në legjislaturë.

“Rekomandimet e Këshillit të investitorëve të huaj janë konkrete për atë si, kur dhe çka duhet përmirësuar. Ky është kapitulli për tatimet, financat, marrëdhëniet juridike pronësore, administrative, resurset njerëzore dhe mbrojtja e mjedisit jetësor”, tha Shtefan.

“Libri i Bardhë është një mundësi e mirë që të shihet se si kompanitë me kapital të huaj në vend e perceptojnë klimën afariste në Maqedoni dhe me çfarë sfida përballen gjatë udhëheqjes së biznesit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi