Shkup, ndahen certifikatat për kursin e kryer në gjuhën turke

Sot në Shkup janë ndarë certifikatat për 105 kursistë të cilët kanë përfunduar kursin falas të gjuhës turke të organizuar nga Shoqata Vizioni-M, e cila zhvillon aktivitete në të gjithë Maqedoninë dhe me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të kursit, për të cilin Instituti Yunus Emre (YEE) ka ofruar mbështetje për materialet mësimore, morën pjesë përfaqësuesi i YEE-së në Shkup Burak Öner, drejtori i Fondacionit Maarif në Maqedoni, Mustafa Dillioğlu, kryetari i Shoqatës Vizioni-M Ismail Berisha, përfaqësuesit e intitucioneve dhe organizatave vendore, mësimdhënësit dhe kursistët e gjuhës turke.

Përfaqësuesi i YEE-së, Öner gjatë fjalimit të tij tha se në kuadër të projektit të Turkologjisë në univesitetet shtetërore dhe private kanë sjellë akademikë nga Turqia, duke bërë të ditur se 600 deri në 800 nxënësve në vit ua kanë mësuar gjuhën turke.

“Së bashku me vëllezërit tanë shqiptarë dhe boshnjakë po realizojmë programe të përbashkëta. Shpresojmë se do të jetë e mbarë. Që tani ju falënderoj që e keni mësuar gjuhën turke. Mendoj se kjo do t’iu hyjë shumë në punë”, thotë Öner.

Kryetari i Shoqatës Vizioni-M, Berisha tha se shoqata në krye të të cilit ndodhet, që nga fillimi i themelimit të saj ka realizuar aktivitete për mbajtjen gjallë dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni.

Ai bëri të ditur se që nga viti 2011 organizojnë kurse falas të gjuhës turke me qëllim të forcimit të lidhjeve me popullin turk dhe me Turqinë, me të cilën për shekuj me radhë ndajnë historinë dhe qytetërimin e përbashkët.

“Po ashtu duke filluar nga ky vit kanë filluar aktivitetet për gjuhën osmane, e cila është gjuhë e qytetërimit tonë të përbashkët ndërsa kurset e gjuhës osmane, e cila ka një rëndësi të madhe për leximin më të mirë të historisë sonë po ndiqen me interesim në qytetet si Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Gostivari”, tha Berisha.

Berisha falënderoi TIKA-n dhe YEE-në për angazhimet e realizuara duke filluar nga kurset e gjuhës turke, me ç’rast shprehu dëshirën që në periudhat e ardhshme angazhimet e tilla të përfshijnë një hapësirë më të gjerë.

Përfaqësuesi i Programit të Kursit të Gjuhës Turke të Shoqatës Vizioni-M, Kübra Ismail thotë se qëllimi i tyre është arritja në skajet më të largëta të Maqedonisë dhe organizimin e kurseve të gjuhës turke në këto vende.

Sipas tij, në vitin 2011, 35 kursistë nga rajoni kanë përfunduar kursin e gjuhës turke.

“Në vitin 2012, 59 kursistë kanë marrë diplomë. Në vitin 2013 – 56, në vitin 2014 – 24, në vitin 2015 – 51, në vitin 2016 – 104, në vitin 2017 – 106 dhe këtë vit gjithsej 105 kursistë kanë përfunduar një nivel të caktuar të kursit”, thotë Ismail.

Pas fjalimeve kursistët lexuan vjersha në gjuhën turke.

Kurset e organizuara nga Shoqata Vizion-M përfshijnë nivelin e parë dhe të dytë të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme si dhe studentët universitarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi