Shkup, hapet “Bazari ballkanik i punimeve të dorës dhe zejeve të vjetra”

Komuna e Çairit ka qenë nikoqir i edicionit të këtij viti të “Bazarit ballkanik të punimeve të dorës dhe zejeve të vjetra”, i cili u organizua në Çarshinë e Shkupit.

Në hapjen solemne të bazarit në sheshin “Skënderbeu” i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili tha se është kënaqësi që të organizohet një eveniment i këtillë, i cili siç tha ai, bën bashkë popujt e Ballkanit.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit është vatra nga ku me shekuj me radhë shijojmë kryevepra që prodhojnë artizanatët tanë dhe këtu jeton shpirti i pastërt i popullit. Më gëzon fakti se ekzistenca e zejeve të vjetra dhe organizimi i këtyre ngjarjeve kulturore po bën bashkë popujt tanë çdo ditë e më shumë”, tha Ganiu.

Kryetari i Çairit gjithashtu çmoi lartë punën e artistëve dhe zejtarëve, duke kërkuar nga ata që të përcjellin veprimtarinë e tyre në gjeneratat e ardhshme.

Veprat e tyre në bazar do t’i prezantojnë mysafirë nga më shumë vende nga rajoni, duke përfshirë ekspozues nga Tirana, Kruja, Prishtina, Prizreni, Ulqini, Mostari, Çajetina dhe Sarajeva.

Pjesë e manifestimit ishin edhe disa shoqata kulturoro-artistike, të cilat argëtuan të pranishmit me disa valle tradicionale.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

VV-ja ka një kërkesë për Hashim Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetes Albulena Haxhiu, sot i ka dërguar letër zyrës së Presidentit të vendit, ku i ka kërkuar të mos e emërojë...

Kapën mashtruesit e vizave të punës, morën 5 mijë euro

Mungesa e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, po bënë që disa qytetarë për tu paisur me një vizë po bien pre e...

Vettingu në polici, Lleshaj kërkon shtyrje të afatit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar shtyrjen e afatit të vettingut në polici. Procesi duhet të kishte përfunduar në mars të 2020 dhe që...

Së fundi

Mungesa e vitaminës C ndikon në dobësimin e sistemit imunitar!

Nëse ndiheni shpesh të lodhur ose ndjeni mungesë energjie, mund të jetë koha që të shikoni dietën tuaj. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve të caktuara...

Ylli më i ri i Shpresave: Shqipërinë e zgjodha me zemër

Ka nisur grumbullimi i ekipit Kombëtar Shpresa të udhëhequr nga Alban Bushi me një sërë mungesash dhe emrash të rinj, për shkak të kalimit...

Këto janë pesë arsyet pse nuk duhet të laheni në mëngjes

Një dush i mirë në mëngjes shpesh herë konsiderohet si çelësi për të nisur ditën me pozitivitet, por ja që gabimet në të bërit...