Shkup, ambasadori bullgar prezantoi programin e kryesimit me BE-në

Republika e Bullgarisë konsideron se Maqedonia ka mundësi reale që të marrë ftesë për fillimin e negociatave këtë vit, deklaroi ambasadori bullgar në Shkup, Ivan Velikov Petkov në prezantimin e sotëm të programit dhe prioriteteve të kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Europian.

Ambasadori bullgar porositi se vendi i tij mbështet Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, opozitën dhe sektorin civil në përpjekjet për arritjen e qëllimeve më të larta kombëtare, anëtarësimin në BE dhe NATO dhe se priten lëvizje serioze në këtë drejtim dhe ftesë për fillimin e negociatave me BE-në gjatë kryesimit të Republikës së Bullgarisë me BE-në.

“Bullgaria mbështet përpjekjet e Qeverisë së Zoran Zaevit, institucioneve dhe shoqërisë civile, mediave si dhe opozitën për kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike. Besojmë se nëse ekziston zhvillim i qëndrueshëm në implementimin e prioriteteve reformatore dhe nëse zgjidhet kontesti me emrin, atëherë vendi juaj ka mundësi historike që të fillojë negociatat këtë vit”, theksoi ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Ivan Velikov Petkov.

Në prezantimin e sotëm, ambasadori Petkov theksoi se kryesimi bullgar do të ketë katër prioritete kryesore edhe atë: ardhmërinë e të rinjve, fokusi i zhvillimit ekonomik dhe social, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, stabiliteti i Evropës stabile dhe të bashkuar dhe prioriteti i katërt, i cili tha se është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë, ekonomia dixhitale.

Ai më taj potencoi se zgjerimi i BE-së është mënyra më e mirë për garantimin e stabilitetit dhe prosperitetit në fqinjësi, duke shtuar se kjo paraqet bazë për ndryshime politike dhe ekonomike në rajon./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi