Shkon në 21 numri i viktimave në Shqipëri, ndërron jetë ish-boksieri

Ka shkuar në 21 numri i viktimave që lidhen me Koronavirusin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-boksieri Skënder Kurti.

Njoftimi:

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kryetari i Suharekës flet për gjendjen pas vërshimeve: Ka edhe të lënduar

Gjendje e jashtëzakonshme ka qenë gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Suharekës. Shumica e fshatrave dhe qyteti kanë qenë nën ujë pas reshjeve...

BE miraton emërimin e Lagarde në krye të Bankës Qendrore Evropiane

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) miratuan emërimin e Christine Lagarde në krye të Bankës...

​ Të gjithë për reformë zgjedhore, vetëm Vetëvendosje kundër

A është koha e duhur për reformë zgjedhore? Kjo është çështja që po diskutohet sot në Prishtinë një tryezë të organizuar nga D4D e...

Së fundi

Shqipëri : Konfirmohen 25 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona. Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri...

Vetëm 55% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mijë lekësh

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë...

OBSH paralajmëron: Valë e dytë e koronavirusit

Derisa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën...