Shkolla pa energji në Orosh, ja çfarë bën ish deputeti Ndocaj dhe mesazhi për Ramen dhe Nikollën

“A mund të ketë integrim kur shkollat s’kanë dritë?! A janë të barabartë fëmijët e Oroshit dhe kur ata mund të kenë drita dhe a do të kenë drita ndonjëherë?!”

Një ditë pas shqetësimit të ngritur në sy të Ambasadores Romana Vlahutin, prifti Dom Genci i fshatit Orosh të Mirditës i shoqëruar dhe nga ish-deputeti Eduart Ndocaj ishin sot në shkollë, ku asgjë nuk ka ndryshuar.

Prifti thotë se kjo situatë vijon prej dekadash, teksa shkolla ka më shumë se 30 nxënës.

“Të gjithë janë përgjegjës pa përjashtim dhe për më tepër nuk e dinë se nuk duan ta dinë. Ndërsa Ndocaj akuzon Ministren dhe Drejtorin e Arsimit. Ai tha se është në turpin e Nikollës si mirditore që shkolla të mos ketë energji në 2018, shkruna ora news.

Ju duhet të jepni dorëheqjen automatikisht, nuk jeni Ministre e Arsimit. Po shkatërroni arsimin dhe të ardhmen e këtij kombi. Bashkë me atë kryeministrin e gjatë që vështirë i shkon gjakun në tru.Kryeministër merr masa të ketë një rrugë njerëzore, energji elektrike dhe ngrohje në këtë shkollë. Ke ardhur në pushtet jo vetëm me vjedhë. Do tu dalë për hundësh një ditë por të paktën lini një shenjë se keni bërë diçka në këtë zonë dhe Shqipëri. Do të villni gjithçka keni vjedhur. Drejtësia do tu mbërthejë të gjithëve dhe do t’u bluajë, populli nuk do tu falë është shprehyer ish deputeti socialist Eduart Ndocaj.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi