Shkolla në kushte të këqija; Nxënësit jo vetëm për të mësuar, por edhe për të pastruar

Në një shkollë në Sopot të Bulqizës nxënëset nuk shkojnë vetëm për të mësuar, por edhe për të pastruar. Klasat janë në gjendje të keqe higjienike dhe muret e dritaret të pamirëmbajtura.

Nxënësit e kësaj shkolle 9 vjeçare në fshatin Sopot të Bulqizës nuk shkojnë në shkollë vetëm për të mësuar, por edhe për të pastruar.

Barra u bie vajzave pasi higjiena nëpër klasa është larg kushteve normale të zhvillimit të mësimit.

Shkolla 9-vjeçare “Jashar Kola” prej vitesh nuk ka tualete dhe ujë të pijshëm. 90 nxënësit e kësaj shkolle mësojnë në klasa pa banka, apo me dritare me xhama të thyer.

Janë prindërit e tyre që çdo vit paguajnë për riparimin e stolave apo dhe lyerjen e shkollës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi