Shkodër, protestë në fasoneri. Punonjësit, të alarmuar për ndotjen

Punëtorët e një fabrike këpucësh në qytetin e Shkodrës kanë protestuar në lidhje me kushtet në punë, oraret e tejzgjatura dhe mungesën e higjjenës në punë.

Sipas protestuesve, shteti duhet të ndërhyjë, pasi kushtet në të cilat punohet nuk janë aspak normale.

“Thjesht po kërkojmë të drejtat tona. Duam që të mos na vonohet rroga. Në verë vdesim nga i nxehti, në dimër mbarojmë nga i ftohti. Tualetet janë skandal. Jemi në kushte të mjerueshme”, thonë punëtorët e fabrikës së këpucëve.

Punëtorët janë shprehur më tej se do të përshkallëzojnë veprimet e tyre nëse kërkesat nuk do të merren parasysh.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi